18/06/2024

Ministria e Shëndetësisë: Furnizimi me barna dhe pajisje mjekësore në institucionet shëndetësore në veri, trajtohet me prioritet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka publikuar një letër të Ministrisë së Shëndetësisë përmes së cilës demantohen zërat se kjo ministri ka bllokuar importimin e të pajisjeve dhe produkteve farmaceutike për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të vendit.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka publikuar një letër të Ministrisë së Shëndetësisë përmes së cilës demantohen zërat se kjo ministri ka bllokuar importimin e të pajisjeve dhe produkteve farmaceutike për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të vendit.
Në letër gjithashtu thuhet se Ministria e Shëndetësisë shpreh gatishmërinë që çdo mungesë, nevojë apo kërkesë për produkte dhe pajisje mjekësore menjëherë të bëjë furnizimin në cilindo institucion shëndetësor në komunat e Kosovës në të cilat jetojnë qytetarët tanë të komunitetit serb.

“Ftojmë përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në komunat Mitrovica Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok që të gjitha kërkesat për plotësimin e nevojave me produkte dhe pajisje medicinale t’i drejtojnë në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithashtu ju sigurojmë se çdo kërkesë sipas nevojës do të shqyrtohet me prioritet dhe shpejtësi në shërbim mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në letrën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe në disa media kanë qarkulluar informacione për mungesë barnash dhe mjeteve mjekësore në institucionet shëndetësore në veri të vendit.
I fundit ishte reagimi i sotëm i drejtorit Qendrës Spitalore në veri të Mitrovicës, Zlatan Eelek.

Ai ka thënë për EuronewsSerbia se për shkak të mungesës së barnave dhe mjeteve mjekësore, ekziston rreziku nga një fatkeqësi humanitare.

Ai theksoi se ka mungesë të antibiotikët dhe tretjeve të kripura dhe oksigjeni po shpenzohet gradualisht. “Brenda një ose dy ditësh do të mund të operohen vetëm rastet emergjente”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...