12/10/2024

Miratimi i marrëveshjes për burgjet me Danimarkën, QKRMT: Proces i ngutshëm, zhvendosja e të burgosurve në Gjilan të bëhet me kujdes

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e ka vlerësuar të ngutshme ratifikimin e Marrëveshjes me Danimarkën për burgjet.

Pas disa tentativave sot kjo marrëveshje u miratua në Kuvendin e Kosovës.

QKRMT ka treguar arsyet që e konsideron si të ngutshme ratifikimin e kësaj marrëveshje për mungesë të debatit publik lidhur me Marrëveshjen, përkatësisht zbatimin e saj dhe efektet në praktikë.

“Përveç mungesës së debatit në Kuvend, për këtë Marrëveshje nuk është organizuar nga institucionet qeveritare asnjë diskutim me ekspertët e fushës, shoqërinë civile apo organizatat e të drejtave të njeriut. I vetmi diskutim për këtë Marrëveshje është organizuar nga QKRMT në vitin 2022, ku në prezantimet e tyre ekspertët ndërkombëtar i patën paraqitur sfidat eventuale në zbatimin e kësaj marrëveshje”, thuhet në reagim.

QKRMT thekson se aktualisht në burgun e Gjilanit gjendet rreth 200 të burgosur, të cilët me rastin e ratifikimit të kësaj Marrëveshje duhet të zhvendosen në burgjet e tjera.

“Sistemi Korrektues në Kosovë momentalisht nuk ka hapësira të veçanta për vendosjen e të paraburgosurve, Qendrat e Paraburgimit në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë janë pothuajse të mbushura me të paraburgosur dhe aktualisht nuk ka vende të lira.

Andaj, zhvendosja e të paraburgosurve nga Burgu i Gjilanit, duhet të bëhet me kujdes të veçantë në mënyrë që mos të bjerë standardi i ndërtuar ndër vite për vendosjen e të paraburgosurve”, thekson QKRMT.

Së fundmi, Komiteti i OKB-së kundër Torturës ka shprehur shqetësim e saj në raport me këtë Marrëveshje duke vënë në spikamë rrezikun e shkeljes së të drejtave të njeriut, nëse të burgosurit transferohen për të vuajtur dënimin nga Danimarka në Kosovë.

“QKRMT konsideron se institucionet e Kosovës së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë punuar shumë për të  përmirësuar kushtet e burgjeve dhe për ta afruar atë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe për këtë arsye duhet me kujdes të veçantë të fillojë zbatimi i kësaj Marrëveshje”, thuhet tutje.

QKRMT i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, që fillimisht të bëjë zgjidhjen e duhur për vendosjen e të burgosurve që aktualisht gjenden në Burgun e Gjilanit, në mënyrë që vendosja dhe trajtimi i tyre të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Po ashtu QKRMT bën thirrje që të ruhen standardet e krijuara dhe mos të lejohet që të krijohen standarde të dyfishte të kushteve të të burgosurve brenda Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...