09/06/2025

Miratohet Projektligji që përcakton çmimin tavan për produktet bazike

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me 63 vota për, asnjë kundër e abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të parë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve bazike.

Ky Projektligj parasheh disa produkteve t’iu vendoset çmimi tavan.

Gjatë shqyrtimit që është bërë nga deputetët nga opozita kanë shprehur kritika ndaj Projektligjit duke e kualifikuar atë si anti-kushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka theksuar se ky Projektligj është hartuar për shkak të rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë duke shtuar se do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë, si dhe ankesave të shumta të qytetarëve për rritjen e menjëhershme të çmimeve tek të gjitha produktet bazë, Ministria e Tregtisë dhe Qeveria ka hartuar ligjin i cili do të aplikohet në rastet e destabilizimit në treg”, ka thënë Hajdari.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...