18/11/2025

“Mjekët pa Kufij”: Shkeljet e armëpushimit përjetësojnë gjenocidin në Gaza

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Organizata bamirëse mjekësore franceze “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka deklaruar se sulmet dhe vrasjet e fundit izraelite në Gaza janë pasoja të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit, duke “përjetësuar” gjenocidin, transmeton Anadolu.

“Ne kemi bërë thirrje të përsëritura për një armëpushim të qëndrueshëm për të ndaluar nivelin dërrmues të vdekjeve dhe lëndimeve katastrofike të pësuara nga civilët. Deri më tani, po dëshmojmë pasojat e shkeljeve të përsëritura të këtij armëpushimi, të cilat përjetësojnë gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza”, tha organizata humanitare në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

MSF-ja tha se ekipet e saj në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme trajtuan pacientë të plagosur rëndë nga sulmet e forcave izraelite, të cilat shkaktuan viktima alarmante civile.

“Ne kemi parë pacientë të plagosur në spitalet Al-Aqsa, Nasser dhe Al-Shifa. Kur shkova në dhomën e urgjencës, situata ishte e dëshpëruar. Nuk ka dyshim se ky është një sulm ndaj civilëve, me kaq shumë fëmijë të plagosur dhe të vrarë. A e quajmë vërtet këtë armëpushim”, tha dr. Morten Rostrup, një mjek në spitalin Al-Aqsa.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se që nga fillimi i armëpushimit në fillim të këtij muaji, forcat izraelite kanë vrarë 211 palestinezë.

Vetëm në 24 orët e fundit, tha MSF-ja duke cituar ekipet e saj dhe ministrinë, sulmet izraelite në të gjithë enklavën kanë vrarë të paktën 104 persona, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra si dhe kanë plagosur 253 të tjerë, midis tyre 78 fëmijë.

Izraeli ka vrarë të paktën 68.500 palestinezë në Rripin e Gazës në më shumë se dy vjet sulmesh duke filluar më 7 tetor 2023. Armëpushimi, bazuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, u arrit më 10 tetor, megjithatë Izraeli e ka shkelur armëpushimin disa herë, për herë të fundit këtë javë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...