15/07/2024

Moti i keq me erë, shi dhe stuhi, probleme në disa zona të Shqipërisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Moti i keq ka përfshirë vendin me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe stuhi duke shkaktuar problematika në shumë zona të vendit. Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja në 72 orët e fundit kanë rënë sasi mjaft të mëdha kanë rënë nga veriu në jug të vendit nga 120-190 milimetra.

“Situata është përkeqësuar reshje mesatare, era shumë e fortë dita e sotme do të mbetet me reshje shiu,. Paraditja do të ketë reshje me intensitet të dobët. Në 72 orët e fundit ranë sasi mjaft të mëdha kanë rënë nga veriu në jug të vendit. Reshjet 120-190 milimetra dhe 110 në zona qendrore dhe 130 në zona të izoluara të jugut. Sot kemi përmirësim të situatës gjatë ditës së sotme deri nesër në mesditë, më pas do të kemi fuqizim afatshkurtër të vranësirave dhe erës”, tha Porja.

Era e fortë ka pezulluar dhe ka zhvendosur tragetet në Vlorë dhe Durrës. Në Durrës uji ka shkaktuar problematika në katet e para të banesave dhe trotuareve, ndërsa 3 lagje kanë të njëjtën problematikë të përmbytjeve prej 30 vitesh

“Përmbytje në disa akse të brendshme të Durrësit. Dhe zonën e ish-Kënetës uji ka vërshuar edhe në trotuare dhe katet e para të banesave, janë krijuar problematika edhe në aktivitetin tregtar të portit të Durrësit, për shkak të forcës së detit dhe erës ka patur zhvendosje të orareve të trageteve. Lagjja 17, 8 dhe 13 prej gati 30 vitesh kanë të njëjtën panoramë të përmbytjeve”, raportoi gazetarja Elitjona Doko.

Edhe në Vlorë gazetarja Jerola Ziaj raportoi për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe pezullim të lundrimit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...