22/06/2024

MPB merr në shfrytëzim veturën e cila iu konfiskua Burdushit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme, është pajisur me një veturë të tipit LAND Range Rover, veturë kjo e cila ishte konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Kjo veturë së bashku edhe me dy të tjera, i takonin Hysri Peqanit i njohur si Burdushi të cilat iu konfiskuan pas arrestimit të tij.

Nga MPB kanë konfirmuar për Telegrafin se vetura e lartpërmendur tashmë është në shfrytëzim.

“MPB për shkak të mungesës së veturave, ka kërkuar nga agjencia dy vetura dhe kërkesa jonë është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore”, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Ajo ka shtuar se edhe veturat e tjera të konfiskuara u jepen në shfrytëzim institucioneve të ndryshme të shtetit.

“Mallrat të cilat sekuestrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar të përfituara nga veprat të ndryshme penale, krimit të organizuar, kontrabandës etj, pas sekuestrimit u jepen në shfrytëzim institucioneve të ndryshme, sipas nevojës dhe kërkesës së institucionit. Në të njëjtën formë edhe shumica e veturave të cilat janë sekuestruar u jepen për përdorim Policisë së Kosovës, Ministrive si dhe institucioneve të ndryshme, varësisht nga kërkesat dhe nevojat”, ka deklaruar Fetoshi.

Sipas ligjeve aktuale, konfiskimi i pasurisë nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë që është fituar në mënyrë të kundërligjshme, sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent, kurse sekuestrimi nënkupton marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 gusht 2023, e ka urdhëruar Burdushin që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...