25/06/2024

MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të arrijë kontingjenti i ri me material shtesë për furnizimin me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shofer.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë Fetoshi.

Ndryshe, një ditë më parë MPB po ashtu kishte bërë të ditur se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

Sipas njoftimit, Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...