22/11/2024

Mushkolaj: Barrikadat u larguan me një marrëveshje jo publike mes Kosovës dhe Serbisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Largimi i barrikadave në veri të Kosovës dhe arritja e shtensionimit të situatës është si rezultat i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që s’është bërë publike, thotë analisti Imer Mushkolaj.

“Barrikadat i largoi marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, largimi është rezultat i negociatave që kanë ndodhë nëpërmjet SHBA-ve dhe BE-së, një marrëveshje që nuk është bërë publike. Nëse i referohemi reagimit të sotëm të Josep Borrllit, ai e vlerëson lidershipin përgjegjës të Kurit dhe Vuçiqit, dhe thotë se diplomacia ka mbizotëruar në shtensionimin e situatës në veri”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, këto negociata kanë qenë në mes ndërkombëtarëve dhe sistemit të drejtësisë, duke anashkaluar kryeministrin, Albin Kurtii.

“Kjo ndodhi edhe pasi Pantiqi i është ndërruar masa, prej paraburgimit ka kaluar në arrest shtëpiak dhe kjo duke të ketë qen pjesë e marrëveshjes, por ndryshe nëse nuk do të kishte negociata kjo çështje, viti i ri do të vinte dhe barrikadat do të qëndronin aty. Por, unë mendoj që këtu është negocimi me sistemin e drejtësisë, në masë madhe është anashkaluar Kurti… pasi vetë ideja që erdhi deri të ndërrimi i masës dhe reagimi i VV-së më lërë të kutpojë që më shumë kontribut në këtë asket ka sistemi i drejtësisë dhe ndërkombëtarët”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...