22/06/2024

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ka vite të tëra që shqiptarët janë ngritur në këmbë e nuk lënë gjë të keqe pa thënë për vendet e tyre. Nuk lënë propaganda anti-shqiptare pa e bënë në aksion kundër vetë shqiptarëve.

Kështu thotë Mustafë Bajrami në një shkrim të tij autorial. Ai shpreh pezmin e tij ndaj kësaj gjendje histerike që i ka kapluar shqiptarët. Mbase bënë thirrje për këndellje para se t’i godet ata ndonjë gjë e padëshirueshme.

Për më tepër, Bajrami sjell si shembull Profetin Muhamed I cili kishte punuar shumë për mbjelljen e entuziazmit dhe ambiciozitetit tek të rinjtë e kohës së tij.

“Edhe rilindasit shqiptarë folën e punuan shumë për shqiptarinë. E gjithë krijimtaria letrare e rilindasëve fokuzohej në dashurinë për Shqipërinë. Dhe, ndihmuan shumë që Shqipëria të bëhet”, thotë Dr. Mustafë Bajrami.

Në fund të këtij autoriali ai I fton hoxhallarët që të flasin nëpër xhami për dashurinë ndaj vendit dhe për obligimet që i kanë ndaj atdheut të tyre.

Më poshtë gjenin shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Luftë e madhe është kah zhvillohet kundër Kosovës e gjithë shqiptarisë; të gjithë janë ngritur në këmbë e flasin keq për çdo gjë në Kosovë e për çdo gjë që i takon shqiptarisë.

As Serbia nuk flet kaq shumë keq për ne sa ne jemi duke folur keq kundër vetvetes.

Çdo gjë paraqitet e zymtë në vendin tonë, ndërsa tokat shqiptare përshkruhen si të jenë bërë të pabanueshme.

Kjo është e tmerrshme.
Këtë nuk po e bëjnë (vetëm) të pashkolluarit. Këtë po e bëjnë pikërisht të shkolluarit. Në krye të këtyre janë vënë mjekët që propagandojnë për paga të shumëfishta në botë, e kinse në Kosovë s’mund të mbijetohet me pagat që i marrin.

Është e turpshme kjo dhe tepër e dhimbshme.

Nuk di nëse për momentin ka diçka më armiqësore e më antishqiptare se kjo që po i bëhet Kosovës dhe vendeve shqiptare.

Shqiptarët kanë nevojë të këndellen.

Mos thashtë Zoti të këndellen duke u rënë diçka mbi kokat e tyre e pastaj t’i shohin gjërat me sy të kthjellët. T’i shohin të arriturat e pasluftës dhe t’i krahasojnë ato me më parë!

Kam përshtypjen se besimi në Zot mund t’i bëjë mirë shqiptarëve në këto kohë të trishta. Dimë se dikur Muhamedi a.s. i kishte vënë vetes për detyrë të punojë shumë me të rinjtë për tua shtuar dashurinë, entuziazmin dhe ambiciozitetin për vendin e tyre dhe për punë. Vazhdimisht u fliste për Mekën, për atdheun e për njerëzit e Mekës ku ai kishte lindur. Ai u fliste edhe për guralecët me të cilët kishte luajtur si fëmijë nën hijen e Qabes. Sa bukur i përshkruan ato momente, ani pse nuk kishte pasur fare. jetë të lehtë. Por ai e donte me zemër vendin e tij ku kishte lindur.

Hoxhallarët duhet të vihen në aksion dhe të bubullojnë xhamitë tona nga zyri i tyre duke i folur xhematit për dashurinë ndaj atdheut. Për obligimet që i kemi ndaj vendit dhe ndaj njerëzve me të cilët bashkëjetojmë. Për nevojën e vendeve tona për ne.

Edhe rilindasit shqiptarë folën e punuan shumë për shqiptarinë. E gjithë krijimtaria letrare e rilindasëve fokuzohej në dashurinë për Shqipërinë. Dhe, ndihmuan shumë që Shqipëria të bëhet.

I bëjë ftesë intelektualëve të bëjnë atë që duhet bërë për vendet tona. Qytetarëve gjithashtu të ndalin gjuhën e vrazhdë që po e përdorin për vendet tona e për njerëzit tanë.

Shqiptarët kanë nevojë të këndellen para se t’i këndellë ndonjë gjë e padëshirueshme. Para se të marrin ndonjë shuplakë që ua qelë sytë si duhet. Të flasim mirë për vendet tona, të punojmë më shumë e t’i duam me zemër.

Sepse Kosova dhe gjithë vendet shqiptare janë për tu dashur…!

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...