16/03/2025

Myftiu Naim Tërnava pret në zyre kryeministrin Albin Kurti

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, me të cilin më pas diskutuan për gjendjen aktuale në të cilën gjendet vendi ynë, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani. Ai më pas theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës edhe më tej do të jetë e përkushtuar që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërfetare për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu.
Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, falënderoi Myftiun Tërnava dhe gjithë Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre dhënë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tanë, e në veçanti për frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare që mbretëron në Kosovë. Ai tha se, falë angazhimit të përgjithshëm, Kosova është një vend, ku komunitetet jetojnë në paqe, harmoni e bashkëjetesë.B.islame
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...