Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO është duke e shqyrtuar praninë e saj më të qëndrueshme në Kosovë3.
Kjo vjen pas tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës.
Stoltenberg këto komente i bëri para takimit në Samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.
“Ne adresuam edhe çështjet në Ballkanin Perëndimor, dhe kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë Hercegovinë, dhe tentime malinje të ndërhyrjeve përfshirë ato nga Rusia. Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 trupa në Kosovë, dhe jemi duke shqyrtuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”, tha Stoltenberg.
Sekretari i NATO-s foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa theksoi se të dyja vendet duhet të rikthehen në tryezën e diskutimeve.
“Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/