Një situatë disi e pabesueshme u pa në duelin Twente-Ajax, në të cilin vendasit fituan me rezultat 3-1, babë e bir ishin në dy anë të ndryshme.
Trajneri i Ajaxit, Maurice Steijn, ka mundur ta shohë djalin e tij në fushë si një futbollist profesionist dhe është një moment krenarie për çdo baba. Megjithatë, Maurice këtë herë u gjend përballë djalit të tij dhe nuk ishte i lumtur për suksesin që ai kishte.
Gjegjësisht, djali i tij Sam Steijn ka luajtur nga minuta e parë për kundërshtarin Twenten dhe ka shënuar golin për epërsi 2-0 ndaj skuadrës së drejtuar nga babai i tij.
Kamerat kanë regjistruar menjëherë një situatë disi të pabesueshme. Pavarësisht se goli u shënua nga djali i tij, trajneri i Ajaxit ishte në mosbesim dhe po kruante kokën.
Një nga arsyet është se Ajaxi nën drejtimin e tij në sezonin e ri nuk po shkëlqen.
Futbollisti i ri Sam Steijn ka parë reagimin e babait të tij të pikëlluar, ndaj në një deklaratë për mediat pas ndeshjes ka treguar se kishte ndjenja të përziera gjatë ndeshjes.
“Kur pashë reagimin e babait tim, ishte e vështirë ta shihja”, ka thënë Sam Steijn pas ndeshjes.