17/06/2024

Ndryshimet kushtetuese, pushteti dhe opozita akoma nuk pajtohen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy partitë më të mëdha maqedonase ende nuk e dinë se si do ta vazhdojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese në të cilat do të duhet të përfshihen bullgarët në preambulën e Kushtetutës.

Kryeministri Dimtar Kovaçevski i bën thirrje VMRO-DPMNE-së të vazhdojnë punën me përgatitjet e ndryshimeve kushtetuese edhe në nivel të grupeve të punës dhe e porosit opozitën se me këto ndryshime nuk do të ketë një popull në dy shtete.

 “Vendimet për ndryshimet kushtetuese nuk tangojnë në interesat nacionale. Ai vendim për herë të parë do të përfshijë një pjesë të popullit bullgar në Kushtetutën tonë. A e dini se kjo çfarë do të thotë? Kjo do të thotë se nuk mban teza e VMRO-DPMNE-së një popull në dy shtete.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski mbetet në qëndrimin se mazhoranca është ajo e cila tani duhet të zgjedhë njërën prej dy ofertave që ka propozuar kjo parti.

Kërkojnë shtyrjen e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese deri në anëtarësim të plotë të vendit në BE dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit.

 “Kanë dy oferta në tavolinë, le të tregojnë se cila ofertë është e pranueshme për ta. E lë derën e hapur nëse Qeveria e Kovaçevskit vendos të zgjedhë njërën prej këtyre ofertave. Jemi të gatshëm të bisedojmë. Oferta e parë është që të shtyhet zbatimi i ndryshimeve eventuale kushtetuese deri në ratifikimin e protokollit qasës i vendit tonë nga anëtarët e vendeve të BE-së dhe oferta e dytë është zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë.”, – theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani u bënë thirrje politikanëve që të mos politizojnë ndryshimet kushtetuese, por të fillojnë debate për to.

 “Mendoj se për momentin ne ende nuk kemi ardhur në nivel për të diskutuar thelbësisht çështjen e ndryshmeve kushtetuese me argumente dhe fakte. Kjo çështje ende po politizohet, po mbajnë qëndrime partiake, bëjnë përllogaritje për zgjedhje, në vend që të dëgjojmë disa argumente konkrete ku disa prej tyre do të dalin dhe të thonë. Unë jam kundër fjalisë, kundër asaj fjale apo presje, të japin propozimet e tyre për të shtuar diçka etj.  Këtë  presin qytetarët.”, – u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Amendamentet e ndryshimeve kushtetuese për momentin janë në Qeveri dhe priten gjatë muajit korrik të dorëzohen në procedurë parlamentare.

Burimi: (Rexhep Qamili, TVM2)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...