26/07/2024

Në Hungari shkojmë për fitore

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas barazimit me Rumaninë, në një ndeshje të vështirë, si pasojë e fushës së rënduar nga reshjet e shiut në stadiumin “Fadil Vokrri” (0:0), futbollistët e Kombëtares së Kosovës, kanë vazhduar me agjendën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës.

Për të rigjeneruar energjinë dhe fuqinë e tyre, lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen e kaluar si dhe Edon Zhegrova, kanë patur një seancë të veçantë rigjeneruese në palestrën e fitnesit në hotel, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka bërë stërvitje intensive në Kampin Nacional në Hajvali.

Ekspedita e Kombëtares ka udhëtuar për në Budapest, lu do të zhvillohet ndeshja e radhës tejet e rëndësishme kundër Bjellorusisë e përkundër zhgënjimit që solli barazimi kundër Rumanisë, djemtë dardanë janë të përgatitur të bëjnë çmos për ta fituar sfidën e radhës.

Ndeshja e katërt e kualifikimeve për Euro 2024, Bjellorusi – Kosovë, zhvillohet sot, ditë e hënë, në stadiumin “Ferenc Szusza”, të Hungarisë, në orën 20:45.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...