Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti thuhet se ka ndodhur të premten rreth orës 13:20, në Prizren.
Sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 16.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.