30/06/2025

Në Shtërpcë arrestohet vrasësi serb

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një përleshje fizike mes dy qytetarëve serbë orët e para të 8 dhjetorit në Shtërpcë, e kishte lënë të lënduar rëndë një 49-vjeçar. Viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Graçanicë, por për shkak të natyrës së lëndimeve ai ishte transferuar në spitalin e Nishit në Serbi. Pavarësisht trajtimit, ai s’ka arritur që të mbijetojë dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.

Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku nëpërmjet një komunikate për media njoftojnë se rasti ka ndodhur në rrugën që të dërgon në fshatin Biti e Epërme.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit. Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugën që çon për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë, në konsultim me porkurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graqanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi”, thuhet në njoftim.

20-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...