16/04/2024

Në takimin e parë për këtë vit, Kurti pret ambasadorin turk në Kosovë – ai e uron për liberalizimin e vizave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka pritur këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe ambasadori turk kanë biseduar për bashkëpunimin përgjatë vitit 2023 dhe për planet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin 2024.

“Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angili e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë, dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin në të cilin sapo kemi hyrë”, thuhet në komunikatën për media.

Ambasadori Angili bëhet e ditur se e ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që ka hyrë në fuqi me 1 janar.

“Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...