08/07/2025

Në vitin 2022 më së paku identifkime të mbetjeve mortore të personave të zhdukur

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Viti 2022 nuk solli ndonjë risi në ndriçimin e fatit të mbi një mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Madje, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se viti që e lamë pas ka shënuar ngecje të tërësishme të këtij procesi.

“Nuk ka pasur as zbulime të varrezave të reja, si duket ka pasur edhe rënie të bashkëpunimit ndërmjet grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë dhe si pasojë nuk ka pasur rezultate. Viti 2022 është viti që më së paku, qysh prej përfundimit të luftës, ka pasur identifkime të mbetjeve mortore të personave të zhdukur”, tha ai.

Ahmet Grajqevci, kishte shtatë familjarë të zhdukur gjatë luftës, për tre prej të cilëve ende nuk di asgjë. Ai thotë se mungesa e informacioneve dhe pritja e gjatë po rëndon çdo herë e më shumë jetën e familjarëve.

“U shkakton dhimbje, traumë, ngarkesë psiqike. Pritja, çdo herë që e hap derën, ose çdo njeri që i troket në derë thonë ndoshta do ta kemi një përgjigje, ka njeri që e ka një por ka që i kanë dhjetë, pesë apo tërë familjen të zhdukur. Pra kjo është dhimbja dhe krimi më i rëndë që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve”, thotë ai.

Zoti Grajqevci, drejtues i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës thotë se Serbia po vazhdon ta trajtoj këtë çështje si politike.

“Në fillim është thënë se do të jetë çështje humanitare, nga çështja humanitare kaloj në politike. Serbia çdoherë politikisht e ka shfrytëzuar rastin për ta treguar një varrezë masive, çdoherë duke përfituar në fatkeqësinë dhe tragjedinë tonë”, thotë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...