27/07/2024

Nënshkrimet për largimin e kryetarëve në veri, KQZ: Java e ardhshme vendimtare për verifikimin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të diskutojë javën e ardhshme lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të qytetarëve, për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të vendit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të premten tha se java e ardhshme do të jetë përfundimtare për këtë proces dhe se paraprakisht do të miratojnë disa rregullore të brendshme.

“Ju njoftoj që javën tjetër, diku ka fundi i javës do ta trajtojmë atë çështje. Nuk jemi të gjithë, në tërësi të gatshëm me të. Java tjetër do të jetë përfundimtare lidhur me peticionin. Procesi nuk ka përfunduar, javën tjetër do të jemi në një takim të tillë dhe do ta trajtojmë”.

“Afër jemi, por nuk ka përfunduar tërësisht procesi. Javën tjetër, unë po besoj kah fundi i javës e mbajmë një mbledhje, paraprakisht do të miratojmë disa rregullore të brendshme zgjedhore, çka janë të nevojshme për çfarëdo procesi zgjedhor në të ardhmen”, ka thënë Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 29 janar kishte njoftuar se ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, shkruan KP.

Në mbledhjen e së premtes të KQZ-së është vendosur edhe për regjistrimin e një partie serbe në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se kjo parti politike do të ketë numrin rendor 51.

Srpski Narodni Pokret (SNS) është partia e katërt serbe që regjistrohet në Republikën e Kosovës dhe që do të funksionojë në mesin e shumë partive të tjera në vend.

Deri më tani nga radhët e komunitetit serb janë të regjistruara edhe tri parti politike, Srpska Lista me kryetar Zlatan Elek, Partija Kosovskih Srba me kryetar Aleksandër Jabllanoviq dhe Srpska Demokratija me kryetar Aleksandar Arenijeviq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...