14/04/2024

Nënshkruhet një marrëveshjeje ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë, Maqedonci tregon detajet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Kosova tashmë ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake kornizë me Turqinë.

Pas takimit me ministrin turk të Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, me të cilin nënshkruan marrëveshjen “për ta thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”.

“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre.

Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.” – ka shkruar ministri.

Ky nënshkrim vjen pak ditë pasi Qeveria votoi propozim-vendimin për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani që ta japë autorizimin për këtë marrëveshje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...