18/09/2024

Nëse përdorni këta procesorë të vjetëruar, jeni në rrezik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

AMD ka filluar të dërgojë një përditësim me një patch për disa (por jo të gjithë) çipa të prekur nga defekti i sigurisë së Sinkclose i zbuluar së fundmi.

Dobësia u vërejt nga studiues të sigurisë në IOActive, dhe thuhet se prek shumicën e procesorëve AMD deri në vitin 2006, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ekipi i sigurisë i AMD ka punuar për të rregulluar disa nga këto sisteme, Tom’s Hardware raporton se seritë Ryzen 1000, 2000 dhe 3000, si dhe procesorët Threadripper 1000 dhe 2000, nuk do t’i marrin ato përditësime.

Kompania i tha ueb-faqes së lartpërmendur se procesorët e përmendur janë ndër modelet e vjetruara që nuk janë pjesë e mbështetjes së planifikuar të softuerit.

Modelet më të reja të procesorëve, si dhe të gjithë procesorët e integruar AMD kanë marrë tashmë ose do të marrin një patch.

E meta e sigurisë Sinkclose konsiderohet një rrezik më i madh për qeveritë ose organizatat e tjera të mëdha sesa përdoruesi mesatar.

Megjithatë, studiuesit e sigurisë paralajmërojnë se nëse cenueshmëria shfrytëzohet, mund të çojë në katastrofë dhe hakerat do të jenë në gjendje të ekzekutojnë kodin në çipa që zakonisht mbrohen nga Modaliteti i Menaxhimit të Sistemit (System Management Mode).

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...