E ardhmja e Emiliano Martinez te Aston Villa është vënë në pikëpyetje pas një momenti emocional gjatë ndeshjes së fundit të sezonit në Villa Park.
Portieri argjentinas u pa duke përshëndetur tifozët, gjest që ndezi spekulimet për një largim të mundshëm këtë verë.
Sipas “D Sports”, Barcelona është një nga klubet që ka kontaktuar me Martinezin, ndërsa po shqyrton ndryshime në portë për sezonin e ardhshëm.
Skuadra katalanase është në kërkim të një portieri të ri dhe Martinez është vlerësuar për eksperiencën dhe cilësitë e tij në nivelin më të lartë.
Martinez ishte hero i Argjentinës në Kupën e Botës 2022 dhe ka qenë një pikë kyçe për Aston Villan në Ligën Premier, duke tërhequr interes edhe nga klube të tjerë të mëdhenj.
Manchester United gjithashtu thuhet se po monitoron situatën e tij, pasi kërkon alternativë ndaj Andre Onanës.
Interesi i Barcelonës përforcohet edhe më shumë për shkak të pasigurisë rreth portierëve aktualë, përfshirë Wojciech Szczesny, i cili mund të largohet.
Klubi katalanas pritet të marrë një vendim gjatë verës, ndërsa Martinez mbetet një nga emrat më të përfolur për të forcuar portën. /Telegrafi/