25/06/2024

Nesër realizohet provimi i dytë ekstern për maturantët në Maqedoni

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Viti shkollor 2022/2023 sot përfundon për nxënësit e shkollave të mesme, por jo edhe për filloristët për të cilët fundi i mësimit do të jetë të mërkurën, më 14 qershor.

Në shkollat fillore viti shkollor është vazhduar tre ditë sepse ishte vazhduar pushimi dimëror për shkak të kursimit të energjisë elektrike për ngrohje të shkollave. Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, në vend se më 18 janar, filloi më 23 janar.

Maturantët, ndërkaq, nesër do ta japin provimin e dytë ekstern të maturës shtetërore, i cili është zgjedhor. Kandidatët e paraqitur patën mundësi të zgjedhin mes shtatë lëndëve: Matematikë, Gjuhë angleze, Gjuhë franceze, Gjuhë gjermane, Gjuhë ruse, Estetikë apo Filozofi.

Provimin e parë ekstern, Gjuhë amtare, e detyrueshme (maqedonisht, shqip apo turqisht) dhe letërsi 15 620 maturantë e kaluan më 27 maj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...