19/06/2025

Netanyahu: Po shkatërrojmë Gazën që palestinezët të detyrohen të largohen

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Knessetit se Izraeli po shkatërron gjithnjë e më shumë shtëpi në Gaza “që palestinezët të mos kenë ku të kthehen”.

Sipas deklaratave të publikuara nga mediat izraelite, Netanyahu ka thënë se “rezultati i vetëm i dukshëm do të jetë që banorët e Gazës të zgjedhin emigrimin jashtë Rripit”, duke shtuar se “problemi kryesor është të gjenden vende që do t’i pranojnë”.

Ai gjithashtu theksoi se “nuk po flasim për vendbanime izraelite në Gaza për momentin”.

Deputetja izraelite Limor Son Har-Melech, e pranishme në takim, reagoi duke thënë: “Sillni çifutët nga Shtetet e Bashkuara që të vendosen në Gaza. Kështu i zgjidhim dy probleme njëkohësisht.”

Ndërkohë, Netanyahu pohoi se SHBA mbetet e interesuar për një plan për të marrë administrimin e Gazës, ndonëse sipas gazetës Times of Israel, administrata amerikane ka bërë pak për të çuar përpara këtë ide që nga fillimi i shkurtit, për shkak të kundërshtimeve të forta nga aleatët arabë.

Operacionet ushtarake të Izraelit kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës, duke zhvendosur rreth 1.9 milion palestinezë, shpesh disa herë, në kushte humanitare gjithnjë e më të rënda. Që nga muaji mars, Gaza ndodhet nën një bllokadë të plotë, pa qasje në ushqim, ujë, karburant, ilaçe dhe ndihma humanitare. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...