Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Kosova ka treguar konstruktivitet në procesi ne dialogut duke theksuar se e kanë pranuar propozimin e evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, plan ky që sipas tij do të fillojë të zbatohet së shpejti.
Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Bislimi ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë asociacion një etnik.
Për Asociacionin, Bislimi ka theksuar se nuk nënkupton autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare.
“Sa herë që dialogu nuk shkonte që ishte në interes të të dy palëve, ata (Serbia) kanë krijuar tensione në teren dhe e kanë bartur fokusin nga normalizimi në tensione, për neve normalizimi është vendimtar sepse ua hap derën të gjitha ambicieve tona dhe do të kemi zero interes për ta kthyer dialogun e normalizimit në dialog për menaxhimin e krizave. Prandaj dua qartazi të identifikojmë origjinën e përfshirjes dhe të atakojmë problemin në rrjedhën e saj”.
“Marrëveshjet e kaluara, që kanë të bëjnë me Brukselin, e di që plani i Ahtisarit ishte bazë për shpalljen e Pavarësisë nuk bëjnë thirrje për autonomi. Marrëveshjet e kaluara vetëm e listojnë një mekanizëm që do të mundësojë koordinimin ndërmjet komunave me shumicë serbe në formë të një Asociacioni. Do të jetë një institucion joqeveritar që koordinon këtë çështje, por kurrë nuk është paraparë si një autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit, qofshin ato komunat në veri apo në jug”, ka thënë ai.
Bislimi, theksuar se ekzistojnë tri kushte kryesore për formim të Asociacionit.
“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar atëbotë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”, u shpreh ai.