21/06/2024

Nga një muaj paraburgim për dy të arrestuarit për terrorizëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimin prej 30 ditësh për dy të arrestuarit për terrorizëm në sulmin ndaj Policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Forca të shtuara policore janë parë në ambientet e gjykatës gjatë kohës sa është mbajtur seanca ndaj tyre.

Një muaj paraburgim të hënën i është caktuar edhe një të arrestuarit tjetër i cili po mbahet në spital për shkak të lëndimeve.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Banjskë të Zveçanit nga sulmues serbë është vrarë një polic e janë plagosur tre, një prej tyre me armë zjarri. Të vdekur kanë mbetur edhe tre sulmues serbë. Aktualisht gjashtë persona janë arrestuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...