08/07/2025

Nga një muaj paraburgim për tre sulmuesit e gazetarit kontravers Valon Syla

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për sulmuesit e gazetarit kontravers Valon Syla.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se të pandehurit L.D, K.H dhe O.H dyshohet se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, para tri ditësh Policia ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit kontravers Valon Syla i cili pretenton se sulmi ka të bëjë me qëndrimet e tij rreth mërcedesit të hoxhës dhe veteranit të UÇK-së, Mazllam Mazllami nga Prizreni

Gazetari kontravers Valon Syla njihet për qëndrimet tij ndaj shumë kategorive të shoqërisë duke banalizuar, tallur e bullizuar. /RTI

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...