17/06/2024

Nga PDK i reagojnë Haradinajt për deklaratën se Thaçi ka qenë turist në luftë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi se kanë qenë “turistë në luftë”.

Kjo deklaratë e Haradinajt ka nxitur reagime të shumta, transmeton IndeksOnline.

Bujar Cakolli nga PDK ka cituar një deklaratë të Daut Haradinajt për Thaçin dhe Kadri Veselin.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se besoj që Ramush Haradinaj nuk e ka informatën për Hashim Thaçin.

“Informatat më të sakta i ka rrethi që ka bashkëpunuar dhe ka bashkëvepruar Hashim Thaçi, i cili është tashmë edhe para Gjykatës së Hagës padrejtësisht. Në këtë fushë nuk dua të zgjerohem pasi që dihet se ka një aktakuzë edhe pse nuk ndërlidhet me këtë gjë. Krejtësisht të pavërteta ato çka i ka thënë. Por në këtë pjesë ne e dimë shumë mirë që ai ka marrë pjesë në betejë dhe më së shumti e dinë bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Lushtaku./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...