Ministri i Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar të martën se ka filluar studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se ka filluar edhe vlerësimi i ndikimit social mjedisor.
Ministri në Facebook ka publikuar pamje të hartës së lokacionit në Suharekë, ndërsa ka uruar qytetarët e kësaj komune për projektin.
“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës!”, ka shkruar Aliu.