07/11/2024

Nis tubimi i qytetarëve në protestë, veteranët kërkojnë dorëheqjen e Mimoza Kusari Lilës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës ia kanë mësyrë sot sheshit ‘Skënderbeu’ në kryeqytet. Ata tashmë veç se kanë nisur të tubohen para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali shihen flamuj të shumtë kombëtarë, të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Protesta e sotme është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhet se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për protestën ka folur sot Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së.

Ai ka thënë se janë bërë gati për protestën e sotme, dhe se do të jenë në shesh në 18:00.

“Ne jemi gati, kemi njoftuar edhe dje se do të marrim pjesë në protestën e sotme”, ka thënë Klinaku për Gazetën Sinjali.

I njëjti sot ka thënë se nuk ka komunikuar më veteranët e zonave tjera, por sipas komunikimeve të më hershmë – ata do të jenë në shesh për të kundërshtuar skandalet qeveritare dhe Ligjin për Pagën Minimale.

Nuk e di se a do të marrin shumë njërëz pjesë, por besoj se do të jenë të shumtë, ka thënë tutje Klinaku.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...