05/11/2024

Një i vdekur nga aksidenti në Llozicë, një tjetër i lënduar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkuren në fshatin Llozicë të Malishevës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë.

Sipas informacioneve të para, përveç viktimës, nga ky aksident një person ka pësuar lëndime dhe I njëjti është dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, e po ashtu ekipet emergjente, me ç’rast këta të fundit kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë, është raportuar një aksident i rëndë trafiku. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...