12/10/2024

Një mijë euro bursë vjetore për ata që studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se për 1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programin Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kurti kështu njoftoi në një postim në Facebook.

Edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) njofton se përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) do të realizojë mbështetjen e qëndrueshme dhe të vazhdueshme për promovimin dhe zhvillimin e shkencave të albanistikës.

“Përmes këtij bashkëpunimi mundësohet dhënia e bursave vjetore për studentët që regjistrohen në programin BA Gjuhë shqipe dhe programin Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

Bursa studentore individuale është në vlerë prej 1000 (njëmijë) euro në vit për student. Eja dhe regjistrohu në UP!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...