Policia e Kosovës bënë të ditur se një person ka pësuar lëndime pas kafshimit nga një qen. Rasti ka ndodhur dje në rrugën UÇK në Prishtinë.
Siç njofton policia pas incidentit me qenin i lënduari kishte marrë edhe tretman mjekësorë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur policia.