15/06/2024

Një shqiptar 30-vjeçar kapet me drogë me vlerë prej 10 milionë eurosh

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogramë kokainë e pastër.

Sipas medieve italiane, kokaina do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u ndalua në Baraccola nga karabinierët për një kontroll mëngjesin e djeshëm.

Golfi drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë.

Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë u gjet 40 kilogram kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.

Policia gjeti para cash të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shitja e kokainës.

Pasi hetimet u thelluan, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.

30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera.

Tani mbetet për të kuptuar se pse shqiptari kishte kaq shumë kilogram kokainë. Për kë ishte? Ku do të shitej? Të gjitha këto janë pyetje mbi të cilat prokurori i Ankonës po punon për të rindërtuar të gjitha lidhjet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...