17/06/2024

Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës i shtohen edhe 36 pjesëtarë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas trajnimit 12 javor të suksesshëm, sot u mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.

Ceremonia e diplomimit u mbajt në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ndërsa të pranishëm  ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha.

Po ashtu kanë marrë pjesë edhe  znj. Avery –Riffe nga ICITAP-  Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti u është drejtuan ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së kolonel Gazmend Hoxha si dhe eprorë të njësisë special operative.

Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin,  në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...