08/10/2024

Numër i madh i qytetarëve serb në veri të Mitrovicës po nënshkruajnë peticionin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qytetarët serb në veri të Mitrovicës nga sot e deri më 22 janar, mund të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

E numër i konsiderueshëm i tyre janë grumbulluar të mërkurën në mëngjes afër sallës së sportit, ku edhe po bëhet nënshkrimi i këtij peticioni.

Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe
nënshkrimin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

Në të njëjtën kohë ka nisur edhe nënshkrimi i peticionit për shkakrimin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në udhëzimin administrativ të bërë sivjet, duhet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin, për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Në këtë rast, në Mitrovicën e Veriut, numri i votuesve është: 18,199. Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale. Nëse konfirmohet nënshkrimi i peticionit nga të paktën 20 për qind e votuesve të regjistruar, në procesin e votimit duhet të votojnë pro të paktën 50 për qind, për ta rrëzuar kryetarin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...