16/06/2024

O’Brien mesazh për Kurtin dhe Vuçiqin: Të dyja shtetet të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndihmës Sekretari Shtetëror për Evropë dhe Euroazi James O’Brien, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Ohër, vitin e kaluar.

Para mediave, O’Brien theksoi se mbështesin fuqishëm marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Ne fuqishëm mbështesim marrëveshjen e arritur në Ohër marsin e kaluar, dhe besojmë se të dyja shtetet duhet të angazhohen nëpërmjet dialogut të zbatojnë marrëveshjen plotësisht”, ka thënë O’Brien.

Ndryshe, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot ka qenë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Në takim kanë qenë, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, si dhe Gert Jan Kopmann, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...