02/12/2023

OKB: Mbi 180 000 migrantë kaluan Mesdheun në 2023

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rreth 186 000 persona kanë mbërritur tashmë në Evropë përmes Mesdheut këtë vit, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Rreth 130 000 refugjatë u regjistruan në Itali, një rritje prej 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Ruven Menikdiwela, drejtoreshë e zyrës së UNHCR-së në Nju Jork.

Ajo tha se më shumë se 2 500 persona ishin të zhdukur ose kishin vdekur që nga fillimi i vitit deri më 24 shtator.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi së fundmi më shumë se 2 700 të vdekur ose të zhdukur.

Menikdiwela tha se më shumë se 102 000 persona u përpoqën të kalonin Mesdheun nga Tunizia, një rritje prej 260% nga viti i kaluar.

Mbi 45 000 migrantë ishin përpjekur të kalonin nga Libia. Përveç Italisë, varkat kanë udhëtuar edhe në Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë.

Rritja e mprehtë e numrit të migracionit ka shkaktuar kohët e fundit tensione brenda BE-së lidhur me masat për kufizimin e tyre. /atsh

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...