23/12/2024

OKB: Rreth 80 mijë njerëz u larguan nga Rafah për shkak të sulmit izraelit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se 80 mijë njerëz janë larguar nga rajoni në Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku Izraeli intensifikoi sulmet e tij më 6 maj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) thuhet se palestinezët në Gaza i janë nënshtruar “një migrimi të ri të detyruar”.

“Që nga 6 maji kur forcat izraelite intensifikuan operacionet e tyre ushtarake, rreth 80 mijë njerëz janë larguar nga Rafah në kërkim të strehimit në një vend tjetër”, thuhet në deklaratë.

Familjet palestineze në rajon ndodhen në një situatë shumë të vështirë për shkak të sulmeve në Rafah, thuhet në deklaratën ku bëhet thirrja që “Asnjë vend nuk është i sigurt. Kemi nevojë për armëpushim urgjent”.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, 34.844 palestinezë, përfshirë të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra janë vrarë ndërsa 78.404 të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafah, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë dhe në mëngjesin e 7 majit ajo filloi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës si dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...