Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është “jorealiste” të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press ai tha se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.
Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punonjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.
Guterres tha se oferta për të mbikëqyrur armëpushimin “ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.