23/07/2024

OKB: Sulmi izraelit në Rafah do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se “Sulmi i Izraelit në Rafah nuk do të jetë vetëm i tmerrshëm për më shumë se një milion civilë palestinezë atje, por do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës”, transmeton Anadolu.

Duke folur në hapjen e Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Guterres tha se asgjë nuk do të arsyetonte sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023.

Ai theksoi se asgjë nuk mund të arsyetojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Për herë të parë gjatë mandatit të tij, ai i dërgoi letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke i kujtuar nenin 99, i cili përfshin armëpushim për të ndalur gjakderdhjen në Gaza dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve..

Sipas tij, e drejta ndërkombëtare humanitare është nën sulm.

“Dhjetëra mijëra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza. Ndihma humanitare nuk është e mjaftueshme. Qyteti Rafah është baza e operacionit humanitar ndërsa Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) është shtylla kurrizore e kësaj përpjekjeje. Sulmi izraelit në Rafah nuk do të jetë vetëm i tmerrshëm për më shumë se një milion civilë palestinezë atje, por do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës”, tha kreu i OKB-së.

Guterres përsëriti thirrjen e tij për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...