25/02/2024

Opozita komenton raportimet rreth atentatit ndaj Albin Kurtit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të shtunën u raportua për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili ndodhej për vizitë në Shkup.

Por pas këtyre informacioneve, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut thanë se nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit.
E për këtë çështje nga partitë opozitare PDK e AAK, sot janë shprehur se nuk janë ndjerë mirë për një lajm të tillë, mirëpo kanë rezervat e tyre nëse ka qenë i vërtetë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kërcënime të tilla për ish-presidentin Thaçi ka pas shumë, dhe profesionalizimi i institucioneve të Kosovës nuk është me rrjedhë lajmi në media por me arrit me identifiku burimin e qartë dhe me neutralizu.
“Shpreh keqardhje për një kërcënim të tillë qoftë ndaj kryeministrit qoftë ndaj cilitdo liderë që ndodh në vendin tonë. Ju e dini që ka pas kërcënime edhe për liderët e opozitës të cilët janë në mbrojtje të Policisë së Kosovës”, tha Tahiri.

Ai shtoi se është për keqardhje kur brenda disa orëve me u demantu nga një shtet që ishte mikpritës i vizitës së kryeministrit.

“Kjo është e pahijshme i vë një hije të keqe edhe AKI-së dhe institucioneve të sigurisë. Sepse a kemi të bëjmë vërtetë me kërcënim apo kemi të bëjmë me rrjedhjen e një lajmi të rrejshëm. Demanti nga Maqedonia e Veriut ishte për keqardhje”, tha Tahiri.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se nëse ka pasur komunikim mes dy institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, atëherë ky është një informacion konfidencial dhe nuk guxon të bëhet publik.
“Informacionet e hershme, ndodh ndërmjet dy institucioneve. Institucioneve të inteligjencës se Kosovës dhe vendit mik. Është informacion konfidencial nuk është publik, një shtet siç është Maqedonia e Veriut nuk guxon me bë deklarim publik nëse ka kësi informacione. Ajo që unë dua të them normal se si shqiptar me ta kërcënuar kryeministrin nuk ndihesh mirë edhe unë kur e kam lexuar nuk jam ndier mirë. Nuk jam ndier mire edhe me demantimin e shtetit. Kjo ka qenë për qëllime politike”, tha Tahiri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...