27/12/2024

Opozita pajtohet me pushtetin për Vettingun, por e kritikojnë për përfshirje në gjyqësor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pushteti e opozita janë pajtuar me tri propozim-amendamentet kushtetuese, që kanë të bëjnë me vettingun në sistemin e drejtësisë, të cilat janë shqyrtuar në seancën e veçantë të Kuvendit të enjten.

Por shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, kanë kritikuar ashpër Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me procesin e Vettingut, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri ka thënë se Vettingu është proces i pashmangshëm dhe se si grup e kanë mbështetur.

Asnjëherë si Kuvend nuk duhet të heqim dorë nga ky proces dhe shpresoj që brenda kësaj legjislature të arrijmë ta procedojmë përpara”.

Gjatë seancës së sotme, Tahiri tha se ka mungesë transparence në këtë proces, teksa tha se si GP kanë kërkuar që ky proces të bartet nga Kuvendi.

Si GP kemi kërkuar që ky proces të bartet nga Kuvendi sepse duhen ndryshime kushtetuese. Duhet proces më transparent që do të përmirësonte procesin gjyqësor, bashkë me deputetët e PDK-së kemi pasur vërejtjet tona në kuadër të këtij draftimi që i është dërguar Kushtetueses. Kur flasim për integritetin e cenueshëm – me çka duhet të mate-? Me të drejtë Kushtetuesja na dha të drejtë neve dhe kjo pikë është larguar”, u shpreh Tahiri.

Sa i përket pasurisë së pajustifikueshme, Tahiri tha se “bëhet fjalë kur prokurorët dhe gjyqtarët kanë pasuri të pajustifikueshme”.

Ky proces është i rëndësishëm. Gjyqësori vazhdon të jetë i cenueshëm, për shkak të mospërkrahjes politike. Fatkeqësisht nuk e kemi mbërritur as nivelin e gjyqtarëve”, u shpreh ai.

Edhe Gashi i LDK-së kritikoi pushtetin për përfshirje në gjyqësor.

Në vazhdimësi është parë një tendencë në ndikimin politik, është përfshirë edhe deri në amandamente kushtetuese. Konceptet e tilla, janë abstrakte dhe absurde. Ka hapësirë për abuzim”, u shpreh Gashi.

Ky ndikim politik tha Gashi, ka qenë i vazhdueshëm nga pushteti, si në ligjin për Këshillin Prokurorial si çdo tjetër.

Gashi tha se në përmbajtje, janë antikushtetuese të gjitha vendimet që po i merr.

Ideja që të kemi një sistem efikas të drejtësisë, në të gjitha hallkat e saj, ne kemi propozuar të bëhet një sistem i monitorimit të mbarëvajtjes”, u shpreh ai.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se sistemi gjyqësor është ndërtuar nga një sistem profesionist për 20 vjet, pavarësisht se, siç ka thënë ai, këtë nuk e pranon partia në pushtet. Në emër të grupit parlamentar i ka dhënë mbështetje ndryshimeve kushtetuese.

Për 20 vjet ky sistem gjyqësor është ndërtuar nga një sistem profesionist. Mazhoranca mendojnë që gjithçka që është e mirë rrjedh prej kur kanë filluar të qeverisin këta. Mendoj që ka gjyqtarë e prokurorë që marrin vendime ndoshta jo të pranueshme por sistemi ynë nuk e ka përvojën si të rajonit. Por duhet të kemi pushtete te ndara dhe politika duhet të jetë larg gjyqësorit. Ne do t’i përkrahim por ju e dini që duhen dy të tretat e komuniteteve”, ka shtuar ai.

Në Kuvend megjithatë nuk kanë qenë të pranishëm sa deputetë nevojiten për ndryshime kushtetuese. 87 deputetë ishin aty, tetë të tjerë nga komunitet joshumicë dhe nga këta të fundit kërkohet që të jenë 14 deputetë në mënyrë që të procedohet tutje me votim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...