17/10/2025

Osmani në Tiranë – jo për protestë, por për arsye personale

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

U raportua se eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në protestën “Liri për Çlirimtarët”.

Mirëpo siç merr vesh Telegrafi Osmani është nisur drejt Tiranës për arsye personale e familjare, e jo që të marrë pjesë në këtë protestë.

Ndryshe në Tiranë sot do të mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërkohë disa media e kanë lidhur vizitën e Osmanit me protestën.

Para dy ditësh Osmani ka deklaruar se e mbështet protestën në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E mbështes këtë protestë dhe e kam mbështetur secilën protestë e cila thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej, asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësi. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes se të drejtave të njeriut. Kosova dhe më konkretisht krerët të cilët tani përballen në Hagë pikërisht pse kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, tashmë po bëhen pesë vite, pa asnjë dyshim në drejtësinë ndërkombëtare por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë qe parimet më te larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të njeriut të respektohen dhe unë u jap plotësisht të drejtë qytetarëve tanë dhe i mbështes ata sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, kishte thënë ajo.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...