27/12/2024

Osmani niset për në Pragë, merr pjesë në forumin GLOBSEC 2024

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur për në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forum global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën dhe do të flasë për perspektivën e vendit në lidhje me zhvillimet globale.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024. Presidentja Osmani do të jetë në mesin e liderëve globalë të cilët do të mblidhen në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pjesë e agjendës së presidentes Osmani janë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshëm, ku do të diskutohen mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...