20/06/2024

Osmani nuk e dekreton Isufajn për kryeprokuror, Presidenca publikon raportin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn, për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Osmani në një konferencë për media tha se ka pasur 10 shkelje gjatë procedurës së përzgjedhjes.

Ajo theksoi se si pasojë e kësaj është e obliguar, duke pasur parasysh shkeljet, të mos e bëjë dekretimin” e Isufajt për kryeprokuror.

Zyra e Presidentes e ka publikuar edhe dokumentin që shefja e shtetit ia ka dërguar Këshillit Prokurorial.

Aty, ndër të tjera thuhet se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit është përcjellë me raportime e reagime për parregullsi të shumta, nga organizatat e pavarura që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial.

“Sikurse organizatat joqeveritare që e kanë monitoruar procesin, ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë kanë shprehur shqetësime publike lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar nga KPK-ja. Këto shqetësime më janë paraqitur edhe mua nga një numër organizatash që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ekziston një vlerësim i përgjithshëm i këtyre monitoruesve se procedura e zhvilluar në KPK është përcjellë me mosrespektim të disa kritereve dhe parimeve themelore kushtetuese, respektimi rigoroz i të cilave është parakusht për garantimin e një propozimi të ligjshëm për Kryeprokuror të Shtetit, si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në instancën më të lartë të sistemit prokurorial. Këto vërejtje kanë të bëjnë me dështimin e vlerësimit të duhur të integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve e po ashtu edhe me mosrespektimin e parimit të ligjshmërisë, transparencës, meritokracisë dhe barazisë para ligjit”, shkruan në dokument përcjell Klankosova.tv

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...