Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të djeshëm që pati me Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shpërndarë disa fotografi dhe ka shkruar shkurt se aleanca me SHBA-në është garancë për siguri.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.” – ka shkruar Osmani.