26/12/2024

Osmani priti presidentin bullgar

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti presidentin bullgar, Rumen Radev, me të cilin thanë se u pajtuan ta vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik dhe atë të integrimit evropian.

Osmani tha se vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mund të ketë efekt afatgjatë për paqe dhe stabilitet në Rajon.

“Kosova ka aplikuar në Bashkimin Evropian, andaj shpresojmë në mbështetje të fuqishme nga Bullgaria, të konsiderohet prioritet gjeostrategjik edhe nga BE aq më shumë të kontribuohet për paqe dhe stabilitet dhe prosperitet për Ballkanin dhe gjithë kontinentin”, tha Osmani.

Ajo shtoi se çdo hezitim i BE-së për të pranuar Kosovën do të krijonte një boshllëk dhe do t’i jepte mundësi akterëve keqdashës ta destabizliojnë edhe Kosovën edhe Rajonin.

Kurse, vet presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se vetëm një vit pas takimit në Sofje me presidenten Osmani, bashkëpunimi në mes të dy vendeve është ngritur shumë si në dialogun politik në mes të dy vendeve dhe fusha tjera reciproke.

“Ne ndajmë bindjen se me gjithë tendencën pozitive të shkëmbimit të mallrave me Kosovën, akoma ka potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e ardhshëm andaj ka shumë rëndësi që të aktualizojmë një pjesë të memorandumeve tashmë të lidhura dhe të zgjerojmë bashkëpunime të reja. Bashkëpunimi ekonomik është kyç për zhvillimin ekonomik të fushave tjera di në energjetikë, shkencë, kulturë e turizëm”, tha Radev.

Ai shtoi se nga muaji shtator do të hapet një dhomë tregtie në mes të Bullgarisë dhe Kosovës, e cila sipas tij do të mundësonte shkëmbimin e mallrave në mes të dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...