18/07/2024

Pacientët marrin kimioterapinë në sallë të improvizuar të Hematologjisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pacientët me kancer në Klinikën e Hematologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përballen me kushte të rënda në sallën e improvizuar të kimioterapisë.

Shumë prej tyre trajtohen edhe në një korridor të errët, pa dritare, që kundërmon erë nga tualeti.

Në ditët kur trajtohet me kimioterapi thotë se i duhet të qëndrojë aty së paku katër orë – nganjëherë edhe më gjatë.

“Nuk ka kondicioner, as çarçafë për dyshekët”, thotë nje paciente për Radion Evropa e Lirë.

Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhesë të ndërtesës, përkatësisht në sallë të destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve.

Vetëm ata që duhet të marrin kimioterapi më gjatë se disa orë në ditë, shtrihen në repartin e klinikës.

Aty ku jepet terapia ditore, janë 12 shtretër.

Në muajin maj, në oborrin e QKUK-së është vënë gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.

Se kur do të përfundojë, nuk është e qartë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...