18/06/2024

Pacolli: Kosova po paguan çdo ditë për vendimet e ‘gabuara’ të kësaj Qeverie

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për veprimet në raport me katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se se Qeveria është tërhequr prej të gjithave veprimeve të saj.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës po paguajnë çdo ditë vendimet e gabuara të kësaj Qeverie.

“‘Më vjen shumë keq kur shoh se si Kosova dhe qytetarët e saj po paguajnë çdo ditë për vendimet e ‘gabuara’ të kësaj qeverie. Mjafton të analizoni çdo vendim, nga ‘reciprociteti për targa’ e me tutje, dhe do të kuptoni se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Kosova. Me reciprocitetin për targat…u legalizuan targat ilegale. Me dërgimin e policisë speciale….u dasht t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga. Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit”, shkroi ai.
Sipas tij, këto veprime janë në dëm të shtetit të Kosovës.

“Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”. Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta.” Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësishte!”, tha Pacolli.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...